Ambasadori gjerman reagon pas raportimeve se Kosova dhe Serbia do t’ia njohin integritetin territorial dhe sovranitetin njëra-tjetrës, ky është qëndrimi i tij

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë “Non-paper” i publikuar nga “Koha Ditore” është “fake news”.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Rohde ka thënë se mund të ketë dokument, por se nuk është francezo-gjerman, derisa ka shtuar se e përkrahin dialogun e udhëhequr nga BE-ja dhe Miroslav Lajcak.

“E ashtuquajtura “non paper” francezo-gjermane e publikuar nga Koha Ditore është lajm i rremë. Mund të ketë dokument, por sigurisht që nuk është francezo-gjerman. Ne e përkrahim plotësisht dialogun e udhëhequr nga BE-ja dhe Miroslav Lajcak, sic e theksoi përsëri ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Maas, të enjten e kaluar në Prishtinë”, ka shkruar Rohde në Twitter.