Ambasadori gjerman për sulmet me bombë në veri: Zero tolerancë ndaj dhunës

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka reaguar pas sulmeve të djeshme në objektin e KKZ-së në veri.

Përmes një postimi në Twitter, Rohde ka thënë se një gjë e tillë është e papranueshme.

“Vërtet shumë shqetësuese. Dhuna e djeshme ndaj zyrave zgjedhore komunale është e papranueshme. Mirë që PK-ja në koordinim me EULEX-in dhe KFOR-in është prezente. Mbështetje e plotë për demonstratat paqësore, por zero tolerancë ndaj dhunës”, ka shkruar Rohde në Twitter.