Ambasadori gjerman në Kosovë: Është vitale për të gjithë deputetët që të marrin pjesë në votimin e Presidentit

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, pret që deputetët e Kuvendit të qëndrojnë në seancën që do të thirret për votimin e presidentit, shkruan Reporteri.net.

Kështu është shprehur vetë Rohde përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, gjersa e ka konsideruar të rëndësishme deklaratën e ushtruesit të detyrës së presidentit, Glauk Konjufca, i cili ka bërë thirrje për stabilitet politik dhe institucional.

“Deklaratë e rëndësishme nga ushtruesi i detyrës së Presidentit. Vitale për të gjithë deputetët që të marrin pjesë në votimin e Presidentit. Bojkotimi i proceseve demokratike nuk është hap progresiv”, shkroi Rohde.