Jorn Rohde

Ambasadori gjerman kërkon që vendimi për dinarin të shtyhet për 4 muaj

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka kërkuar katër muaj afat për hyrjen në fuqi të vendimit për dinarin serb.

Rohde në X ka shpërndarë postimin e ambasadorit të BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ku ai ka kërkuar që të shtyhet vendimi i BQK-së për dinarin.

“Kolegu im nga BE-ja, Tomas, qartë deklaron pse na duhet periudhë e gjatë tranzicioni dhe informimi për rregulloren e BQK-së. Me fushatën 4-mujore para liberalizimit të vizave, qeveria e Kosovës ka treguar se di të komunikojë si duhet. Na duhet sërish kjo”, shkroi Rohde.

VIDEO BONUS: Përmbledhje nga demolimi që Kurti ia bëri rrenave dhe propagandës së Vuçiqit në OKB