Ambasadori Demetrios: Qipro nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës

Demetrios Theophylactou, ambasador i Qipros në Beograd, ka thënë se vendi i tij nuk do të ndryshojë qëndrimin për Kosovën.

Pos që deklaron që nuk do të ketë njohje të Qipros për Kosovën, Theophylactou ka akuzuar Kosovën që “nuk po i kryen obligimet e veta”, raporton Tanjug, transmeton Express.

Qipro është një nga vendet e Bashkimi Evropian (BE) që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës.

“Qëndrimi i Qipros, sikurse edhe i disa vendeve tjera të Bashkimit Evropian, është i njohur. Edhe ne jemi viktimë e agresionit dhe invazionit, kemi situatë të ngjashme në Qipro. Përderisa vlen Rezoluta 1244 e OKB-së, shpalljen e njëanshme të pavarësisë e vlerësojmë si ilegale dhe në kundërshtim me të drejtën”, ka thënë Theophylactou.