Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, është takuar me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, me të cilin ka diskutuar për Lojërat Mesdhetare dhe planet për zhvillimin e kryeqytetit.

Përmes një postimi, Hargreaves ka thënë se Prishtina është qytet në zhvillim, duke theksuar mundësitë që projektet e planifikuara mund të krijojnë për bizneset dhe investitorët britanikë.

Postimi i plotë:

Prishtina është një qytet në zhvillim të vazhdueshëm. Ishte kënaqësi të takohem me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, për të diskutuar Lojërat Mesdhetare, planet ambicioze të Prishtinës për investime dhe zhvillim të ri, si dhe mundësitë që këto mund të krijojnë për bizneset dhe investitorët britanikë.