Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka lavdëruar punën e Gjykatës Kushtetuese pas një takimi që ka mbajtur me kryetaren e kësaj gjykate, Gresa Caka.

Ai tha se roli i Kushtetueses është themelor për sundimin e ligjit, ndërsa Cakën e quajti ‘grua inspiruese’.

“Gjykata Kushtetuese e Kosovës luan një rol themelor në garantimin e sundimit të ligjit dhe demokracisë në Kosovë, në të cilën vendi ka arritur aq shumë progres. Ishte një nder dje të takoja Gresa Cakën, gruan inspiruese që drejton punën jetike të Gjykatës”, ka shkruar sot në Facebook Hargreave, derisa ka njoftuar se takimin e kanë zhvilluar dje.

BONUS VIDEO| 24 vjet pasi e vrau ushtarin rus, Faton Hajrizi po dyshohet se sot ia mori jetën një policit serb