Ambasadori britanik: Kosova përfiton kur përqafon komunitetet e saj pakicë

Nicholas Abott ka takuar dje pasdite zëvëndëskryeministren e Qeverisë së Kosovës, Emilija Redzepi.

Këtë e bëri të ditur vet ambasadori britanik përmes një postimi në rrjete sociale, ku dha detaje rreth takimit.

Ai tha se në këtë takim kanë diskutuar për sfidat me të cilat përballen komunitetet pakicë.

“Dje pasdite pata një takim shumë informues me DPM Emilija Redzepi, për të diskutuar marrëdhëniet e pakicave në Kosovë dhe sfidat me të cilat komunitetet përballen. Vazhdojmë të ofrojmë mbështetje praktike për integrimin. Kosova përfiton kur përqafon komunitetet e saj pakicë” shkruan Abott.