Ambasadori britanik i shkon në zyrë drejtorit të Doganës

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka vizituar sot Doganën e Kosovës, ku është takuar me drejtorin Agron Llugaliun.

Lajmin e ka bërë të ditur Dogana, përmes një njoftimi drejtuar mediave.

Sipas Doganës, ata kanë diskutuar rreth shkëmbimeve tregtare dhe bashkëpunimit në përgjithësi.

“Sot doganën e Kosovës e vizitoj ambasadori Britanik z .Nicholas Abbott ku u prit nga Drejtori i përgjithshëm z. Agron Llugaliu me bashkëpunëtor, përveç̧ diskutimeve rreth shkëmbimeve tregtare dhe bashkëpunimit në përgjithësi zt. Llugaliu falënderoj Ambasadorin respektivisht qeverinë̈ Britanike per ndihmën e ofruar gjatë këtyre 20 viteve në rritjen dhe profesionalizimin e Doganës së Kosovës”, thuhet në njoftim.