Ambasadori britanik i shkon në zyrë Albin Kurtit

Ambasadori Britanik Nicholas Abbott ka njoftuar se gjatë ditës së sotme është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Abbott ka thënë se me Kurtin kanë diskutuar për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dyja vendeve.

“Shumë i kënaqur që u takova me Kryeministrin, Albin Kurti këtë pasdite. Të dy qeveritë presim të punojmë së bashku dhe të përmirësojmë edhe më tej partneritetin Britani e Madhe-Kosovë”, ka shkruar Abbott.