Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka deklaruar se Asociacioni i komunave me shumicë serbe, është mënyra e duhur që do të zgjidhte integrimin e serbëve të Kosovës.

Madje ai thotë se qeveria e ka nënshkruar këtë çështje.

“Të gjithë pajtohen se serbët e Kosovës duhet të administrohen dhe qeverisen sipas sistemit të Kosovës, prandaj kjo çështje ka luajtur rol shumë të rëndësishëm gjatë këtyre 20 vjetëve, pastaj çështja e menaxhimit se si do të bëhet kjo, pastaj çështja e Bashkësisë së Komunave Serbe është një gjë që qeveria e ka nënshkruar dhe kjo është mënyra më e mirë për të menaxhuar mënyrën e integrimit të serbëve në kuadër të sistemit të qeverisjes në Kosovë”, ka thënë ambasadori Hargreaves në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova.

“Dhe ne mendojmë ende se kjo është mënyra më e mirë për t’i menaxhuar këto marrëdhënie”, ka shtuar ambasadori britanik.