Ambasadori amerikan viziton xhaminë ku imam është Labinot Maliqi

Ambasadroi amerikan në Kosovë, Philip Kosnett e ka vizituar sot xhaminë në Prishtinë ku imam është Labinot Maliqi.

“Sot kisha nderin dhe kënaqësinë e veçantë të mirëpres ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Z. Philip Kosnett, dhe disa miq nga stafi i tij. Ne, së bashku diskutuam për një gamë të gjërë temash, dhe njëkohësishtë ndihem i inkurajuar nga vizita e tij në xhaminë tonë. Zoti asnjëherë mos na lëntë pa mbështetjen e SHBA-ve!”, ka shkruar imami Maliqi. /Ballkani.info/