Ambasadori amerikan në Serbi, Kyle Scott ka thënë se vendimi i Interpolit që Kosova të mos anëtarësohet, është pikëllues për SHBA-të.

Ai ka shtuar se një rezultat i tillë i votimit në Asambelën e Përgjithshme të Interpolit sot në Dubai është fitore diplomatike e Serbisë dhe për këtë e ka uruar kreun e shtetit, transmeton Ballkani.info.

“Edhe pse pati më shumë vende që votuan për Kosovën sesa kundër, kjo nuk ishte mjaftueshme. Interpoli për neve është shumë i rëndësishëm për bashkëpunimin policor, kjo do të thotë se do të jetë edhe më vështirë për Kosovën që t’i shoh listat e zeza të Interpolit, pasi që kjo edhe më tej do të bëhet përmes UNMIK-ut”, ka thënë Scott.

Ai ka thënë se e vlerëson përpjekjen diplomatike të Serbisë, edhe pse nuk pajtohet me të. /Ballkani.info/