Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka realizuar një video ku ka dërguar mesazh të qartë presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Ahmeti i ka thënë Thaçit e Kurtit t’i lënë anash përplasjet dhe të vijnë t’i ndihmojnë qytetarët për shpërndarjen e ndihmave për familjet me nevojë.

Ai ka ftuar që t’i lënë deklaratat dhe kërcënimet dhe të fokusohen në krizën që Kosova po kalon me pandeminë COVID-10.

Video e tij është shpërndarë edhe nga Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett.

Ketu jam, merrne kënd të doni.#rriNshpi pic.twitter.com/wrOcN0qQBX

— Shpend Ahmeti (@ShpendA) April 30, 2020