Ambasadori amerikan: Serbia është në anën e gabuar të historisë (kur do ta kuptoni*)

Ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott ka thënë sot, me rastin e qëndrimit të Serbisë ndaj krizës në Venezuelë, se Serbia është në anën e kundërt të historisë.

“Populli i Venezuelës po vuajnë për bukë nën qeverisjen ilegale të regjimit diktatorial. Më shumë se 50 shtete të Amerikës Latine, Amerikës Veriore dhe Evropës Perëndimor kanë dalë krah popullit të Venezuelës dhe presidentit të përkoheshëm Guaido. Serbia është në anën e gabuar të historisë”, ka theksuar Scott në Tëitter, transmeton Ballkani.info.

Scott bashkë me postimin e ka shpërndarë edhe lajmin se ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq në Beograd është takuar me zëvendëshefin e diplomacisë venezuelaiane, Ivan Hil.

Siç ka njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme, Daçiq gjatë takimit ka thënë se Beogradi e kupton situatën e rëndë përmes së cilës po kalon Venezuela dhe e ka përshendetur mënyrën se si po shkohet drejt gjetjes së zgjidhjes afatgjatë atje.

Serbia është rreshtuar edhe kësaj herë krah Rusisë dhe kundër SHBA-ve, prandaj është e palogjikshme të besohet se regjimit në Beograd i jepet mbështetje si nga SHBA ashtu edhe Bashkimi Evropian.

Kosova e ka njohur presidentin e përkoheshëm të Venezuelës dhe është rreshtuar krah vendeve perëndimore në kryer me SHBA-të. /Ballkani.info/

*Pjesa në kllapa është shtuar nga redaksia e Ballkani.info