Ambasadori amerikan: Pajtohemi me deklaratat e ambasadorit zviceran (po paguani veteranë të rrejshëm)

Edhe ambasadori i SHBA’së, Philip Kosnett, është rreshtuar kah diplomatët që e përkrahën deklaratën e ambasadorit zviceran për veteranët e rrejshëm.

Deklarata e ambasadorit zvicera, Jean-Humbert Lebet, e thënë gjatë përurimit të ujësjellësit të financuar nga Zvicra në Skenderaj, ka ngjallur shumë reagime.

Derisa ambasadori britanik, Ruairi O’Connell, tha se të gjithë mendojnë si Lebet, Kosnett e ka mbështetur këtë deklaratë të O’Connellit duke shkruar “ne pajtohemi”.

Ndryshe Lebet tha se “ne po ua ndërtojmë ujësjellësin, ndërsa ju po paguani veteranë të rrejshëm”, e kjo nuk u mor mirë nga institucionet e Kosovës.

Megjithatë të gjithë ambasadorët, e tash edhe Kosnett, u pajtuan me atë që tha diplomati zviceran në Skenderaj.