Ambasadori amerikan kërkon drejtësi për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett përmes rrjetit social Twitter ka shkruar për Ditën Ndërkombëtare për Eleminimin e Dhunës Seksuale në Konflikt.

Ambasadori ka thënë se në këtë ditë përkujtojmë të mbijetuarit e dhunë seksuale gjatë kohës së luftës dhe të gjithë ata që po punojnë për të kërkuar drejtësi për të mbijetuarit në Kosovë dhe rreth botës.