Ambasadori amerikan: BE dhe SHBA janë unike, taksa duhet të hiqet
Ambasadori i SHBA-ve në Serbi, Kyle Scott ka theksuar se SHBA-të dhe BE-ja janë unike në qëndrimin se taksa duhet të hiqet.
Scott ka biseduar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të cilin e ka lutur që SHBA-të ta përdorin ndikimin e tyre politik dhe ta paralajmërojnë Kosovën se me hapat e saj po e cenon paqen dhe stabilitetin në rajon.
“Normalizimi i marrëdhenieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është rruga e vetme për stabilitet dhe prosperitet. Janë të nevojshme koka të ftohta dhe lidership i guximshë. SHBA dhe BE janë të unifikuara se taksa duhet të hiqet”, ka theksuar Scott, transmeton Ballkani.info.
Edhe zëvendësndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit për Evropën Juglindore, Mattheë Palmer e ka ftuar Kosovën që ta heqë taksën ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, dhe ka theksuar se SHBA-të taksën e vlerësojnë si pengesë për vazhdimin e dialogut.
Agjencia Fena, transmeton se Palmer, në një intervistë për agjencinë e lajmeve të Bosnjës, ka thënë se “SHBA-të fuqishëm e mbështesin procesin që po e drejton BE-ja në përmirësimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.