Ambasadori Abbott përmend faktin se Kosova ka rënë për tetë vende për Lirinë e Shtypit

Sot në mbarë botën po shënohet Dita Botërore e Lirisë së Shtypit.

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, për këtë ditë ka thënë se Kosova duhet të jetë krenare për shtypin e saj.

Pavarësisht kësaj, Abbotti ka theksuar se raporti i fundit i botuar nga Reporterët pa Kufij/RSF ka vërejtur që Kosova bie tetë vende në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit, pas viteve të ngjitjes së vazhdueshme në renditje.

“Kosova duhet të jetë krenare për shtypin e saj të gjallë dhe dinamik. Por ndërsa shënojmë Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, raporti i fundit i botuar nga Reporterët Pa Kufij / RSF ka vërejtur që Kosova bie tetë vende në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit, pas viteve të ngjitjes së vazhdueshme në renditje”, ka thënë ai.

Liria për të raportuar pa frikë nga ngacmimi ose frikësimi – qoftë fizik ose online – është jetik për çdo demokraci, shkuan mes tjerash ambasadori britanik.

“Një mjedis i hapur, në të cilin mbrohen liritë e shtypit, është jetik për llogaridhënien dhe për stabilitetin afatgjatë të Kosovës. Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të punojë për të mbrojtur lirinë e mediave në Kosovë dhe në të gjithë botën”, përfundon postimin në Facebook