Ambasadorët në Kosovë urojnë Fitër Bajramin në gjuhën shqipe

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.

Me anë të një postimi në rrjetin e tij social në Twitter, Hovenier ka uruar festën në disa gjuhë në mesin e të cilave është edhe ajo shqip.

“Për të gjithë ata që po festojnë Bajramin në Kosovë dhe në mbarë botën: Me Fat Fitër Bajrami, Bajram Šerif Mubarek Olsun, Bayramınız Kutlu Olsun, Eid Mubarak”, ka shkruar Hovenier.

Besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit i ka uruar edhe Shefi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomasz Szunyog.

Diplomati çek, njëjtë si Hovenier, festën e Fitër Bajramit ka uruar në gjuhën shqipe.

“Pas muajit të agjërimit, vetëreflektimit, ndarjes dhe sakrificës, dua t’ju uroj të gjithë anëtarëve të komunitetit mysliman në Kosovë festën e Bajramit. Me fat Bajrami”./Albaniapost