QUINT

Ambasadorët e QUINT-it sot në takim me ekipin negociator për dialogun

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se dje se sot do të ketë një takim koordinues për dialogun Kosovë – Serbi.

Takimi do të fillojë nga ora 10:00.

Pjesë e këtij takimi do të jetë kryeparlamentari Kadri Veseli.

Ndërsa të ftuarit e tjerë janë presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, ekipi negociator, përfaqësuesit e grupeve parlamentare nga opozita, LDK dhe VV.

Përveç tyre, të ftuar janë edhe ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe përfaqësues të Zyrës së BE-së në Kosovë.

Por, dje LDK dhe LVV nuk kanë marr pjesë në takimin, ku ishin Presidenti, Kryeparlamentari, Kryeministri dhe përfaqësuesit e Grupit Negociator.

Nuk dihet nëse dy partitë opozitare kanë ndryshuar qëndrimin për pjesëmarrje, për shkak të ambasadorëve të Qunitit, të cilët kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takim.