Përfaqësuesit e shteteve anëtare të QUINT-it, aktualisht janë duke zhvilluar takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Kështu bëjnë të ditur burime për Ballkani.info.

Ky takim i paraprin vizitës së emisarit amerikan, Gabriel Escobar, i cili këtë javë do të qëndrojë për vizitë në Prishtinë.

Temë kyçe e këtij takimi, mbetet çështja e dialogut dhe tensionet e krijuara pas vendimit për dinarin.