Në konferencën Rajonale të shefave të Misioneve të ShBA-së, e cila po mbahet në Zagreb, u diskutua edhe për mbështetjen për një Kosovë sovrane, demokratike dhe multietnike.
Kjo u bë e ditur nga Ambasada e ShBA-së në Kosovë, ku thuhet se ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, së bashku me ambasadorët tjerë në rajon, kanë kryer diskutime të dobishme për mbështetje të paqes dhe sigurisë në rajon.
“Ambasadori Hovenier: Diskutime të dobishme me miqtë dhe kolegët dy ditët e fundit në Konferencën tonë Rajonale të Shefit të Misioneve, koordinimi i përpjekjeve amerikane në mbështetje të paqes dhe sigurisë në rajon, përfshirë mbështetjen për një Kosovë sovrane, demokratike dhe multietnike”, thuhet në postimin e plotë të ambasadës amerikane në Kosovë.
Në Kroaci po mbahet konferenca rajonale e Shefave të Misioneve të SHBA-së.
Në këtë konferencë po marrin pjesë ambasadorët e SHBA në Tiranë, Sarajevë, Podgoricë, Shkup, Beograd dhe ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeff Hovenier.







