Ambasada turke i reagon ashpër ambasadorit kosovar për memorialin turk

Ambasada Turke në Shkup ka reaguar ndaj deklaratave të Ambasadorit të Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj lidhur me memorialin e ngritur në Tiranë për viktimat ea tij që quhet si grusht i shtetit i 15 korrikut 2016 në Turqi.

Në reagimin e ambasadës thuhet se deklarimet e Dedajt i dënojnë ashpër derisa theksojnë se ka qenë e drejtë që nuk e zhvilluan një takim në Shkup me të.

“Postimi i fundit, e vërtetoi që ishte i drejt vendimi jonë për mos realizim të takimi me Ambasadorin e Kosovës në Shkup Dedaj, i cili edhe në të kaluarën disa herë kishte deklarata kundër vendit tonë dhe i cili nuk është i vetëdijshëm për obligjimin që ia sjell mbi supe posti që e mbart”, thuhet në reagimin e tyre.

Derisa ambasada ka theksuar se ka pasur pritshmëri lidhur me bashkëpunimin me miqët kosovar që të shfaqin solidaritet.

“Pritshmëria jonë nga miqtë tanë është që ta shfaqin solidaritetin dhe bashkpunimin e duhur në drejtim të luftës me vendosmëri të shtetit tonë, i cili ka dhënë një provim për lavdi për mbrojtje të demokracisë, kundër të gjitha organizatave terroriste në krye me FETO-n”, thuhet në përfundim të reagimit.

Tutje, ambasadori i Kosovës në Shkup Gjergj Dedaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka kundërshtuar ndërtimin e këtij memoriali duke thënë se ai nuk duhet të ndërtohet asnjëherë.

“Jo memorial politik, te Turqisë se Erdoganit, ne Tiranë. Aty e ka vendin ndonjë memorial i Gjenocidit te Perandorisë Otomane, i Masakrës se Tivarit, Krimeve te Komunizmit, i Luftës se Kosovës, por asnjëherë i politikes aktuale te Turqisë se Erdoganit !”, ka shkruar Dedaj.

loading…