Ambasada në Portugali lëshon pasaportën e parë, e merr një kosovar që jeton në Spanjë

Ambasadori Ylber Kryeziu, ka njoftuar se sot kanë lëshuar pasaportën e parë në Ambasadën e Kosovës në Portugali për një kosovar që jeton qe disa vite në Spanjë.

Ai ka postuar një fotografi me Arben Bravën nga Hani i Elezit, i cili u pajis me pasaportë.

“Përmes shërbimeve të konsoliduara konsullore në Lisbonë ndihmohet dhe lehtësohet zgjidhja e problemeve të shtetaseve tanë që kryesisht jetojnë në vendet iberike, veçanërisht në Mbretërinë e Spanjës”, ka shkruar ai.