Ambasada kosovare: Nga java që vjen testet për COVID-19 janë obligative për ata që kthehen nga Kosova në Gjermani

Ambasada e Kosovës në Gjermani u ka bërë thirrje të gjithë atyre që kanë kanë kaluar apo po kalojnë pushimet në Kosovë që t’i kenë parasysh udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Republikës së Kosovës.

Nga ambasada kanë njoftuar se për të gjithë ata qytetarë, që do të kthehen apo duhet të kthehen nga Kosova në Gjermani nga java që vjen testet për koronavirus janë obligative.

“Të gjithë ata që kanë kaluar apo kalojnë pushimet në Kosovë- ju lutem të keni parasysh udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Republikës së Kosovës. Të gjithë ata qytetarë, që do apo duhet të kthehen nga Kosova në Gjermani- nga java që vjen Testet për Covid janë obligative”, thuhet në njoftimin e ambasadës.