Ambasada jep detaje për kosovarët që do të vijnë nga Dubai

Po vazhdojnë riatdhesimet, derisa sot dhjetëra qytetarë të Kosovës pritet të vijnë nga Emiratet e Bashkuara.

Bëhet fjalë për 56 persona të cilët kishin mbetur të izoluar atje për shkak të pandemisë.

Njoftimi i plotë i ambasadës:

Pas një periudhe të vështirë të pritjes dhe paqartësive të shumta, sot në mëngjes në drejtim të Tiranës kanë fluturuar 56 qytetarë të Kosovës të cilët kishin mbetur në Emirate pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në këtë vend.

Mbi 30 nga këta qytetarë ishin studentë në Universitetin e Sharjias kurse të tjerët ishin familje dhe individë që humbēn vendet e punës pas mbylljes totale të EBA apo mbetën aty kur u anuluan fluturimet.

Ambasada e Republikës së Kosovës falenderon Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në EBA për punën e madhe në këtë projekt të madh humanitar, Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, Ministrinë e Punëve të Jashtme të EBA, FSK dhe të gjithë ata që ndihmuan që këta qytetarë të Kosovës të bashkohen me familjet e tyre.