Ambasada gjermane uron Vjosa Osmanin: Paq fat!

Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, ka uruar Vjosa Osmanin për zgjedhjen si kryeparlamentare. Ai i kujton Osmanit se është zgjedhur në krye të institucionit më të lartë.

Ambasada gjermane në Kosovë shkruan se Vjosa Osmani do të ketë përgjegjësi të madhe në postin e ri, prandaj i uron edhe fat në detyrën e re.

“Tani urime për Kryeparlamentaren e parë në historinë e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanin. Keni një përgjegjësi të madhe, si në çdo demokraci tjetër parlamentare, Kuvendi është institucioni më i lartë politik ku shprehet vullneti i popullit. Paq fat!”, thuhet në shkrimin e ambasadorit në Twitter.

Osmani u zgjodh në krye të Kuvendit pas largimit të Glauk Konjufcës, i cili mbante këtë post që nga seanca konstituive më 26 dhjetor.

Osmani u votua nga 66 deputetë, ndërsa në seancën e jashtëzakonshme nuk mori pjesë opozita.