Ambasada gjermane: Më se të lumtur që më në fund u mor vendimi për liberalizim të vizave

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë e ka mirëpritur vendimin e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për kosovarët.

Kjo ambasadë në reagimin e saj në Facebook tha se liberalizimin e vizave ua urojnë të gjithë qytetarëve të Kosovës.

“Si mbështetës të ashpër të kësaj çështjeje që atëherë, ne nuk mund të shprehim se sa të lumtur ndihemi që më në fund u mor ky vendim i vonuar prej kohësh”.

“Gëzuar liberalizimin e vizave të gjithëve!”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë.