Ambasada Gjermane del me njoftim të ri për vizat Shëngen

Qeveria Federale me efekt nga data 04.07.2021 ka hequr të gjitha kufizimet e lidhura me Covid 19 për udhëtimet hyrëse për personat me vendbanim në Kosovë.

Nga kjo datë, për personat me vendbanim në Kosovë përsëri lejohen udhëtimet drejt Gjermanisë për të gjitha qëllimet e udhëtimit nëse keni një vizë valide.

Poashtu, Ambasada Gjermane ka një vendim të ri edhe për aplikimet për viza.

“Që nga tani mund të caktoni përsëri termine për viza Schengen në Ambasadën Gjermane në Prishtinë. Ne përpiqemi të ofrojmë sa më shumë termine që është e mundur. Por, për fat të keq kërkesa aktuale tejkalon dukshëm kapacitetet tona.
Për hyrje përmes rrugëve ajrore kërkohet një test negativ, një vërtetim që e keni kaluar Covid 19 ose një dëshmi e vaksinimit
Informata më të hollësishme mund të gjeni në uebfaqën tonë: www.pristina.diplo.de/viza” thuhet në njoftim.