Ambasada e Ukrainës del me detaje për vullnetarët shqiptarë që duan t’i bashkohen luftës

Ambasada e Ukrainës në Tiranë u ka bërë thirrje vullnetarëve shqiptarë që dëshirojnë të bashkohen në luftën kundër Rusisë të kontaktojnë ambasadën përmes emailit

Tashmë është formuar Legjini Ndërkombëtar i Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës, ku vullnetarë nga e gjitha bota po i bashkohen forcave të armatosura të Ukrainës në luftë kundër agresionit rus.

“Vullnetarët që dëshirojnë të bashkohen me Legjionin Ndërkombëtar i Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës, ju lutem dergoni një në e-mail në adresën e mëposhtme: [email protected]”, thuhet në postim.