Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka njoftuar se do të tërhitqet nga monitorimi i për procesin e zgjedhjes së anëtarëve të rinj të Këshillit Prokurorial të Kosovës, e ndaj kësaj ka reaguar edhe Kryeministri Hoti.
Hoti ka thënë se është shqetësues ky vendim i nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Jam thellë i shqetësuar nga vendimi i Ambasadës së SHBA-ve për tërheqje nga monitorimi i procesit të përzgjedhjes së kryeprokurorëve dhe anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Shqetësimet e tyre duhet të merren seriozisht”, ka shkruar Hoti në Facenook.
Ky është reagimi i plotë:
Jam thellë i shqetësuar nga vendimi i Ambasadës së SHBA-ve për tërheqje nga monitorimi i procesit të përzgjedhjes së kryeprokurorëve dhe anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Shqetësimet e tyre duhet të merren seriozisht
Vetëm një proces transparent, pa asnjë konflikt interesi apo ndikimi politik, siguron përzgjedhje mbi baza të meritës.
Qeveria e Kosovës, përmes Ministrisë së Drejtësisë, po punon në reformën në drejtësi, përfshirë vettingun. Ky proces do të sigurojë një sistem të drejtësisë transparent, me llogaridhënie të brendshme dhe kontroll reciprok.







