Ambasada e SHBA’së: Të punojmë bashkë në Kosovë për të ndërtuar një botë kushtuar paqes

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, ka kujtuar katastrofën e 11 shtatorit në Amerikë, duke përçuar edhe një mesazh për kosovarët.

Në shkrimin e tyre thuhet të luftohet shkatërrimi dhe krijimi së bashku për të arritur paqe,  prosperitet dhe drejtësisë për të gjithë.

“Çdo vit më 11 Shtator, gjersa i vajtojmë të vdekurit, ne e ri përkushtojmë vetveten në përpjekjen për një të ardhme më të mirë. Le të “luftojmë shkatërrimin me krijimin” – duke punuar së bashku, këtu në Kosovë, në SH.B.A. dhe gjithandej globit, për të ndërtuar një botë kushtuar paqes, prosperitetit dhe drejtësisë për të gjithë”, thuhet në postimin e Ambasadës.

Kujtojmë, që dje ka qenë 19 vjetori i sulmit barbar kundër Kullave Binjake dhe Pentagoni-it, ku humbën jetën rreth 3000 persona.

11 shtatori është një ditë që jo vetë do të mbetet përgjithmonë në historinë e SHBA’së dhe të botës, por nderkohë është një moment që do të ndryshonte gjithë historinë.

Kullat Binjake ishin pjesë e një kompleksi me shtatë ndërtesa në Manhatanin e Ulët, New York City, i cili u hap zyrtarisht në 4 Prill 1973 dhe ekzistoi derisa sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 i shkatërruan.