Ambasada e SHBA’së: Rastet e dhunës në Kosovë janë rritur gjatë pandemisë

Ambasada e SHBA’së në Kosovë ka thënë se gjatë pandemisë janë rritur dukshëm rastet e dhunës në baza gjinore në vend.

Ambasada përmes një njoftimi të publikuar në rrjete sociale, thotë se vajzat dhe gratë e meritojnë një jetë pa dhunë.

“Sot në Ditën Ndërkombëtare të Eliminimit të Dhunës ndaj Grave, ju bëjmë thirrje të gjithë parnerëve në qeveri, në sektorin privat dhe në shoqërinë civile që të ndërmarrin veprime për të mbrojtur më të prekurit dhe për të hetuar dhe gjykuar të gjitha incidentet.”, thuhet në këtë njoftim.

Postimi i plotë nga Ambasada:

Gjatë pandemisë COVID-19, Ministria e Drejtësisë ka parë një rritje prej 17 për qind të rasteve të raportuara të dhunës në baza gjinore në Kosovë, ku pjesa më e madhe e rasteve të rritura është në zonat urbane. Çdo grua, çdo vajzë, çdo person meriton një jetë pa dhunë.

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Eliminimit të Dhunës ndaj Grave, ju bëjmë thirrje të gjithë parnerëve në qeveri, në sektorin privat dhe në shoqërinë civile që të ndërmarrin veprime për të mbrojtur më të prekurit dhe për të hetuar dhe gjykuar të gjitha incidentet.