Ambasada e SHBA-ve: Kërcënimet ndaj gazetarëve janë sulme ndaj vetë demokracisë

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka reaguar pasi dy zyrtarë të Krimeve të Rënda zbarkun të shtunën në zyrat e Gazetës Insajderi, ku morën në pyetje Drejtorin e Ekzekutive të gazetës, Parim Olluri.

Në reagimin e ambasadës thuhet se sulmi dhe kërcënimin ndaj gazetarëve janë sulm ndaj vet demokracisë.

Tutje, në reagimin e tyre thuhet se gazetaret duhet të informojnë publikun dhe të kërkojnë llogari nga zyrtarët e qeverise.

“Dhuna dhe kërcënimet ndaj gazetarëve janë sulme ndaj vetë demokracisë. Gazetarët duhet të informojnë publikun dhe të kërkojnë llogari nga zyrtarët e qeverisë, ata meritojnë qasje në informacionin publik dhe duhet të lejohen të bëjnë punën e tyre pa ndërhyrje nga jashtë”, thuhet në reagimin e tyre në Facebook.

Drejtori i Gazetës Insajderi, Parim Ollurin është marrë në pyetje të shtunën nga dy zyrtarë policore, nga i cili kanë kërkuar burimin e informacionit për hulumtimin e publikuar të premten.

Të njëjtit e kanë bërë këtë veprim e kanë bërë në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtjen e Burimeve të Gazetarisë.