Ambasada e SHBA-së në Tiranë i kërkon Rusisë lirimin e Alexey Navalny

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri ka bërë thirrje për lirimin e udhëheqësit të opozitës ruse Alexey Navalny, i cili është ishte helmuar një vit me parë me një agjent nervor kimik.

Përveç Navalnyt, ambasada i ka kërkuar Rusisë të lirojë të gjithë atë që mbahen padrejtësisht.

“Ne i bëjmë thirrje qeverisë ruse të lirojë menjëherë Alexey Navalny, si dhe të gjithë ata që mbahen padrejtësisht’, thuhet në komunikatën e ambasadës në Facebook.

Po ashtu, ambasada shtoi se populli rus ka të drejtë të shpreh mendimin e tyre pa pasur frikë nga ndëshkimi.

“Populli rus ka të drejtë të shprehë pikëpamjet e tij në mënyrë paqësore pa pasur frikë nga çdo lloj ndëshkimi”.

Alexey Navalny u helmua vitin e kaluar në Rusi, ku shërim gjeti në Gjermani dhe doktorët gjerman konstatuan se Navalny ishte helmuar më një helm të ndaluar ndërkombëtarisht e cila godet nervat. Opozitari menjëherë pas kthimit të tij në Rusi kur u shëruar, ai u arrestuar nga autoritetet ruse dhe për momentin është duke u mbajtur në burg.