Ambasada e SHBA-së në Prishtinë: Vaksina s’ka mikroçip

Ambasada e Amerikës në Prishtinë ka dalur me një njoftim për vaksinat Anti-COVID dhe deklaratat se ato përmbajnë mikroçipa. Nga kjo Ambasadë kanë thënë se vaksinat kundër COVID-19 nuk përmbajnë mikroçipa dhe se ato janë zhvilluar për të luftuar sëmundjet.

Shumë qytetarë po vazhdojnë të hezitojnë për t’u vaksinuar kundër COVID-19, ndonëse numri i rasteve të infektuara me këtë virus po vazhdon të jetë i lartë në vend.

Ide të ndryshme si vendosja e një çipi në trupin e njeriut me rastin e marrjes së vaksinës, janë hedhur poshtë.

Për këtë është deklaruar edhe Ambasada e Amerikës në Prishtinës.

Përmes një shkrimi në TWitter nga kjo Ambasadë kanë thënë se vaksinat Anti-COVID nuk përmbajnë mikroçipa.

Nga kjo Ambasadë kanë thënë se vaksinat janë zhvilluar për të luftuar sëmundjet dhe nuk administrohen për të ndjekur lëvizjen e qytetarëve.

Për këtë nga Ambasada e Amerikës kanë publikuar edhe një raport ku paraqiten informacione për vaksinat.

“A përmbajnë vaksinat COVID-19 mikroçipa? Jo. Vaksinat COVID-19 nuk përmbajnë mikroçipa. Vaksinat janë zhvilluar për të luftuar sëmundjet dhe nuk administrohen për të ndjekur lëvizjen tuaj“, është thënë nga kjo Ambasadë.