Ambasada e SHBA-së në Kosovë përshëndet vendimin e Kuvendit që shpalli ditë zie për Albright

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se SHBA-të ndihen të nderuara me vendim e Qeverisë që sot të shpallet ditë zie në nderim të ish-Sekretares së Shtetit, Madeleine Albright e cila vdiq dy ditë më parë.

“Shtetet e Bashkuara nderohen nga vendimi i Qeverisë së Kosovës për të njohur kontributet e Madeleine Albright për Kosovën duke e shpallur sot ditë zie,”.

Tutje, ambasadori në postimin e tij në Twitter shkruan se, Kosova e nderon kujtimin e ish-Sekretares, përmes punës në ndërtimin e një demokracie të begatë.

“Ju vazhdoni ta nderoni kujtimin e saj çdo ditë përmes punës suaj për ndërtimin e një demokracie të begatë dhe multietnike”.

Duhet shtuar se sot është shpallur ditë zie në Kosovë me rastin e vdekjes së Albright e cila ishte një nga figurat më të rëndësishme të viteve ’90, e cila vazhdimisht ishte në përkrahje të Kosovës.

Me shpalljen e së premtes ditë zie, Kuvendi i Kosovës ka shtyrë seancën për ditën e hënë, seancë kjo e cila ishte paraparë sot.