Ambasada e SHBA-ve në Beograd ka thënë se është e shqetësuar për veprimet e fundit në Prishtinë ndaj taksës 100% në produktet e importuara nga Serbia.

Ambasada në njoftimin e saj ka thënë se kjo përbën rrezik për stabilitetin regjional, përcjell Ballkani.info.

“Jemi të shqetësuar për njoftimin nga Prishtina ditën e sotme. Siç dihet, taksat e vëna edhe më herët edhe sot janë në kundërshtim me marrëveshjen e CEFTA-s dhe mund të rrezikojnë stabilitetin regjional” ka thënë Ambasada e SHBA-ve në Beograd, në përgjigjen e tyre ndaj Tanjug.

Por, Ambasada në njoftimin e saj ka thënë se nuk duhet të fokusohemi vetëm në anët negative, por të vazhdojë bashkëpunimi në dialog në Bruksel.

“Ne duhet të fokusohemi në dialogun në Bruksel, dhe mos të lejojmë rrethanat e tjera të na parandalojnë që të arrijmë një marrëveshje” është thënë në përgjigjen e Ambasadës. /Ballkani.info/