Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka reaguar pas zgjedhjes së Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale dhe Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Katër ditë pas zgjedhjes së Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale dhe Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ka reaguar ambasada e SHBA-së në Kosovë.

“Zhgënjyes që Këshilli Prokurorial i Kosovës dështoi ta ndiqte rregulloren e vet për zgjedhjen e shefave për Zyrën e Prokurorisë Speciale dhe Zyrës në Prishtinë”, thuhet në qëndrimin e ambasadës.

“Ne ju dëshirojmë drejtuesve të sapozgjedhur sukses, por KPK duhet të ndjekë rregullat e veta për një proces transparent”.

Blerim Isufaj është zgjedhur Kryeprokuror i Prokurorisë Speciale kurse Bahri Hyseni Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë.