Ambasada e SHBA-së: Derisa dhuna ndaj grave normalizohet, ato kurrë s’do të jenë vërtetë të barabarta

Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka thënë se duhet të gjithë të bëjnë pjesën e tyre për të parandaluar dhe ndaluar dhunën ndaj grave dhe duhet raportuar dhunën për të promovuar të drejtat e barabarta.

Ambasada e ka bërë këtë thirrje nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale në Ditën e Barazisë Gjinore.

“Derisa festojmë kontributin e grave kosovare, ne kujtojmë, se mbetet edhe shumë punë. Përderisa dhuna në familje dhe në baza gjinore vazhdon të normalizohet dhe pranohet, gratë kurrë nuk do të jenë vërtetë të barabarta. Të gjithë ne, në Kosovë dhe SHBA, duhet të bëjmë pjesën tonë për të parandaluar, ndaluar dhe raportuar dhunën dhe për të promovuar të drejtat e barabarta”, thuhet në mesazhin e Ambasadës së SHBA-së.