Diplomatja amerikane, e ngarkuar me punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Colleen Hyland, ka përshëndetur miratimin e një sër ligjes të cilat janë votuar në Kuvend ditën e djeshme.

Diplomatja Hyland, përmes një postimi në rrjetin social Tëeeter, ka përgëzuar Kuvendin dhe deputetët në përgjithësi që kanë punuar bashkë për të kaluar ligje të rëndësishme për sistemin juridik, përforëcimin e rolit të femres dhe të drejtat e kësaj gjinie dhe mbrojtjen e personave të cilët lajmërojnë korrupsionin, transmeton Ballkani.info.

Ajo ndër të tjerash ka thënë se sfida e radhës për Institucionet e vendit është që këto ligje të zbatohen.

E votimin e këtyre ligjeve e ka përshëndetur edhe kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli.

Veseli përmes një postimi në Tëeeter ka shfrytëzuar rastin që të falenderojë diplomatët e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë për punën e shkëlqyer që kanë bërë.