Ambasada e Kosovës në Gjermani ka njoftuar se të gjithë shtetasit e Kosovës që janë në Gjermani dhe kanë vizë Schengen apo viza të llojeve tjera dhe iu ka skaduar afati nuk kanë nevojë të paraqiten në Ambasadën e Kosovës në Berlin apo Konsullatat tona në Berlin, Munih, Stuttgart, Frankfurt, Düsseldorf, Hamburg.

“Bazuar në vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Gjermanisë, shtetasit e Kosovës që janë në Gjermani dhe u ka skaduar apo skadon viza, duhet të lajmërohen përmes E-Mail, Telefon apo edhe personalisht në Zyrat Vendore ku janë të lajmëruar në Gjermani dhe aty të bëjnë kërkesën për vazhdimin e vizës, e cila si pasojë e Covid-19, do t’ju vazhdohet nga autoritetet vendore gjermane. Nëse këto Zyra vendore gjermane janë të mbyllura- nuk punojnë me palë, kërkesa duhet të bëhet me E- Mail”.

“Të gjithë shtetasit e regjistruar për kthim në Kosovë i lusim mirësisht të mos thërrasin dhe lajmërohen disa herë për të njejtën kërkesë. Listat azhurohen rregullisht dhe përcillen në Prishtinë prej ku edhe bëhet kthimi i organizuar”, thuhet në njoftimin e kësaj ambasade, transmeton Klan Kosova.