Ambasada e Kosovës në Berlin ka një njoftim të rëndësishëm për shtetasit kosovarë

Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin ka njoftuar se shërbimet konsullore për shtetasit tanë do të fillojnë me pranimin e kërkesave për termine nga data 04.05.2020.

Kërkesat për termine mund t’i bëni përmes telefonit apo e-mailit të konsullatave në Berlin, Stuttgart, Hamburg, Franfkurt, München dhe Düsseldorf.

“E rëndësishme: Si pasojë e COVID 19 palët pa termine nuk do të pranohen në konsullata”, thuhet në njoftimin e tyre