Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka bërë thirrje të reskeptohen masat kundër Covid-19 nga kosovarët.

Në njoftimin e tyre kërkohet që të vendoset maska dhe të mbahet distanca në mënyrë që të ruhet shëndeti i tyre dhe i më të dashurëve.

“Mbani maskën tuaj, distancën sociale dhe mos harroni se po e bëni këtë për të mbrojtur miqtë tuaj ashtu si veten”, thuhet ndër të tjerash në njoftimin e tyre.

Ky është shkrimi i plotë:

Covid-19 është i vërtetë. Ne e dimë se është e rëndësishme të kaloni kohë me miqtë tuaj, thjesht bëjeni mençur. Vishni maskën tuaj, mbani distancën sociale dhe mos harroni se po e bëni këtë për të mbrojtur miqtë tuaj aq sa e mbroni veten. Dhe mos harroni të pastroni celularin aq shpesh sa lani duart!.