Ambasada amerikane në Kosovë është deklaruar pas kontituimit të Kuvendit të Kosovës.
“Ambasada amerikane mirëpret konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe e uron kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, si dhe të gjithë deputetët e zgjedhur. Në inkurajojmë liderët që ta formojnë qeverinë e ri sa më shpejt, duke përfillur mandatin e dhënë nga votuesit. Ne po shohim përpara që të punojmë me qeverinë e re”, thuhet nder tjerash në komunikatën e lëshuar nga ambasada amerikane, shkruan Ballkani.info.
Glauk Konjufca
u zgjodh sot kryetar i Kuvendit të Kosovës me votat e VV-së, LDK-së dhe
komuniteteve pakicë. /Ballkani.info/







