Ambasada amerikane thirrje kosovarëve: Vaksinohuni, mos bini pre e dezinformimeve

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka apeluar për vaksinim ndaj virusit COVID-19, në mënyrë që të shpëtohen jetë dhe të mposhtet pandemia.

Sipas kësaj ambasade vaksinimi ndaj koronavirusit është e vetmja zgjidhje dhe se s’duhet rënë pre e dezinfomatave meqë kjo kurë është e sigurt dhe efektive.

”Me Deltan vdekjeprurëse në rritje, vaksinimi është zgjidhja e vetme! Kur jeni të vaksinuar, nuk ka gjasa të merrni #COVID19 dhe nëse e bëni, do të jetë një rast i butë. Mos bini pas dezinformatave – vaksinat janë të sigurta dhe efektive”.