Ambasada

Ambasada amerikane reagon për sulmin ndaj pelegrinëve serbë në Istog

Pas sulmit me gurë ndaj autobusëve serbë në Istog, ka reaguar Ambasada amerikane në Prishtinë duke shprehur zhgënjimin për dhunën e përdorur për të frikësuar pelegrinët në Istog.

Në reagimin e ambasadës thuhet se pelegrinët duhet të sigurohen për lirinë e lëvizjes në tërë territorin e Kosovës.

“Të zhgënjyer me dhunën e përdorur për të frikësuar pelegrinët në Istog; ata duhet të sigurohen për lirinë e lëvizjes në tërë Kosovës. Ne përgëzojmë udhëheqësit e Qeverisë të Kosovës për deklaratat e tyre të forta që dënojnë këtë dhunë dhe për mbështetjen e tyre ndaj Policisë për t’i sjellë autorët para drejtësisë”, shkruan në faqen zyrtare të ambasadës në Facebook.

Më poshtë mund të gjeni linkun për të shikuar reagimin origjinal të ambasadës në gjuhën angleze.