Ambasada Amerikane: Nëpunësit publikë duhet t’i shpenzojnë paratë e taksapaguesve në Kosovë

“Ne kemi kundërshtuar prej kohësh mbajtjen e mbledhjeve të qeverisë së Kosovës jashtë Kosovës dhe i lavdërojmë udhëheqësit institucionalë që po punojnë për të ndaluar këtë praktikë të kotë”.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka thënë se prej kohësh e kundërshtuar mbajtjen e mbledhjeve të qeverisë së Kosovës jashtë Kosovës.

Kjo ambasadë ka kërkuar që nëpunësit publikë t’i shpenzojnë paratë e taksapaguesve në Kosovë.

“Ne kemi kundërshtuar prej kohësh mbajtjen e mbledhjeve të qeverisë së Kosovës jashtë Kosovës dhe i lavdërojmë udhëheqësit institucionalë që po punojnë për të ndaluar këtë praktikë të kotë”.

“Sektori i mikpritjes së Kosovës po përballet me vështirësi; nëpunësit publikë duhet të shpenzojnë paratë e taksapaguesve në Kosovë.