Aleksandar Vulin

Ambasada amerikane në Beograd: Vulin dhe Popoviq mbeten nën sanksione, qëndrimi amerikan ndaj tyre dihet mirë

Ambasada Amerikane në Beograd ka thënë se ministrat e Qeverisë së Serbisë Aleksandar Vulin dhe Nenad Popoviq mbeten nën sanksione dhe se qëndrimi amerikan ndaj tyre dihet mirë.

“Pozicioni ynë për Vulinin dhe Popoviqin është i njohur. Ata mbeten nën sanksionet amerikane”, tha ambasada amerikane për N1, duke thënë se “qeveria amerikane nuk ka asnjë rol në formimin e qeverisë së re serbe”.

Vulin dhe Popoviq janë nën sanksionet e SHBA-së që nga korriku i vitit 2023. Vulin mes tjerash është nën sanksione edhe për shkak të lidhjeve me Rusinë.

Vulin nga dje është zëvendëskryeministër i Qeverisë së Serbisë, ndërsa Popoviq ministër pa portofol.